Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI)
Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) është një institucion publik, me statusin e personit juridik nën varësinë e Këshillit të Ministrave. AKTI është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe ka nisur punën në Mars 2010.
Krijimi i AKTI synon ndërtimin e një sistemi modern të shkencës, fuqizimin e kërkimit shkencor dhe teknologjik, si dhe integrimin e tyre në sistemin e arsimit të lartë.
AKTI lehtëson shkëmbimin e njohurive, veprimtarisë së përbashkët dhe partneritetit brenda dhe jashtë vendit, me qëllim forcimin e kërkimit në vend dhe rajon.
Vizioni i themelimit të AKTI është krijimi i një strukture koordinuese dhe udhëzuese që bashkëpunon me institucionet në fushën e shkencës dhe teknologjisë duke shërbyer zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, realizohet në përputhje me përparësitë kombëtare, zhvillimin e politikave shkencore dhe teknologjike dhe menaxhimin e Kërkimit dhe Zhvillimit të institucioneve të linjës.
Struktura - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit
Drejtori i Përgjithshëm i AKTI-t është titullari i Institucionit dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretë. Drejtori i Përgjithshëm duhet të ketë gradën shkencore "Doktor" dhe të njihet për kontribut në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Ai përzgjidhet nga Bordi Drejtues i Agjencisë dhe emërohet nga Kryeministri, për një mandat prej 4 vjetësh, me të drejtë riemërimi.
AKTI ka gjithsej 15 punonjës. Funksionimi i AKTI-t kryhet në përputhje me rregulloren e funksionimit të kësaj Agjencie, e cila përgatitet nga Drejtori i Përgjithshëm në bashkëpunim me Bordin Drejtues, dhe miratohet me urdhër të Kryeministrit.

Blog
Kontakte
Site Map
English