Programi për transferimin e Teknologjisë dhe Inovacionit
Politikat për Teknologji dhe Inovacion kanë për qëllim projektimin dhe krijimin e një ambienti miqësor, mbështetës e inkurajues me pikësynim zhvillimin e tyre për maksimalizimin e përfitimeve.
Pikat kyçe për zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë në shkallë mikro-ekonomike janë:
Kapaciteti inovativ tek bizneset është faktor me rëndësi në rritjen e produktivitetit si dhe një nga prioritetet e Bashkimit Europian.
Agjencia e Kërkimt, Teknologjisë dhe Inovaciont, si një strukturë e re e promovimit të Teknologjisë dhe Inovacionit, do synojë dhe do stimulojë:
- Krijimin e një shoqërie të hapur e dashamirëse në drejtim të Inovacionit.
- Joshjen e biznesit privat për të marrë pjesë sa më aktive dhe të kontribuojë në kërkimet shkencore dhe në bashkëpunim me Universitetet me anën e dhënies së granteve.
- Rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Universiteteve si qëndra të promovimit teknologjik.
- Nevojën e identifikimit të prioriteteve kombëtare (afat–gjatë dhe atyre afat–shkurtër) dhe hartimit të një plani kombëtar.
- Përdorimin e teknologjive të përparuara në funksion të zhvillimit të biznesit.
- Krijimin e produkteve të shërbimeve të reja.
- Mbështetjen ndaj kërkimit të nënfinancuar sidomos në disa nga fushat më të rëndësishme, siç janë: shëndeti publik, prodhimi bujqësor dhe menaxhimi i mjedisit.

Blog
Kontakte
Site Map
English