Programi për Qendrat e Ekselencës


Qeveria Shqiptare po kontribuon për herë të parë me një fond të posaçëm për krijimin e Qendrave Shqiptare të Ekselencës në fushën e shkencës.

Ky program synon të krijojë 5 Qendra të Ekselencës duke përfshirë një minimum prej 20 kërkuesish (kërkues kryesorë, kërkues në nivel pasuniversitar dhe kandidatë për doktoraturë) nga të paktën dy institute kërkimore të përfshirë në bashkëpunime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qëllimi i këtij programi është integrimi i veprimtarisë kombëtare të kërkimit dhe zhvillimit teknologjik në veprimtarinë shkencore dhe teknologjike rajonale, europiane dhe botërore.