Programet Ndërkombëtare (Dypalëshe dhe Shumëpalëshe)

Programi i Bashkëpunimit Shkencorë dhe Teknologjikë Dypalësh

Bashkëpunimi Shkencorë dhe Teknologjikë dypalëshe me vendet e tjera shpreh interesat e përbashkëta që kanë këto dy vende në fushën përkatëse, duke patur parasysh dhe zhvillimet ekonomike të dy vendeve. Qeveria Shqiptare ka qënë dhe mbetet përherë në mbështetje të këtij bashkëpunimi duke synuar me prioritet zgjerimin e tij në vendet fqinje dhe më gjërë.

Aktivitetet e financuara në kuadër të këtij programi janë: Projekte të Përbashkëta Kërkimi (PRK); Projekte të Asistencës Teknike (PAT); Projektet e rrjetit (PR).

Programet Ndërkombëtare - Shumëpalëshe

Në datën 1 Janar 2008, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian është nënshkruar "Memorandumi i Mirëkuptimit mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin e Shtatë Kuadër të Komunitetit Evropian mbi Kërkimin, Zhvillimin, Teknologjinë dhe Aktiviteteve të Demonstrimit FP7 (2007-2013)". Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit, Shqipërisë i është akorduar statusi "Vend i Asociuar" duke i dhënë mundësinë të marrë pjesë në të gjitha thirrjet për aplikime dhe të konkurojë në nivel të barabartë me vendet anëtare të Bashkimit Europian për bashkëpunimin në kërkimin shkencor dhe mbështetjen e aktiviteteve në kuadrin e FP7. Pjesëmarrja e Shqipërisë në Programin Kuadër 7.

Programi i Shtatë Kuadër i Komunitetit Europian është një nga programet më gjithëpërfshirëse me një buxhet prej 50 miliardë Euro, në një periudhë kohore prej 7 vitesh (2007-2013). FP7 jep mundësinë për financimin e kërkimit në fusha strategjike të grupuara në katër kategori: Bashkëpunimi, Idetë, Individë dhe Kapacitetet. Për secilën prej kategorive ekziston një program specifik që i korrenspondon fushave kryesore të kërkimit të politikave të Bashkimit Europian, si më poshtë:


Të gjitha programet e mësipërme punojnë së bashku për të promovuar dhe inkurajuar krijimin e Zonës së Përbashkët Europiane të Kërkimit Shkencor. FP7 i jep mundësinë shkencëtarëve, universiteteve dhe kompanive private Shqiptare të krijojnë lidhje me homologët e tyre në Europë për të shkëmbyer dhe përmirësuar ekspertizën në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.