Programi për Kërkuesit e Rinj
Ky program synon të rrisë numrin e specialistëve që mbarojnë programet Master dhe PhD në shkencë dhe në fushat inxhinierike, si prioritet ata që kryejnë kërkime apo projekte pasuniversitare në Shqipëri.
Kjo masë duhet të lidhet me zhvillimin e studimeve të shkollave të Doktoraturës sipas Strategjisë së Arsimit të Lartë.
Programi do të financojë kërkuesit e rinj që të zhvillojnë studimet PhD në Shqipëri dhe të jenë të aftë për të ndjekur trajnimet për PhD në BE, si dhe grante për kërkuesit që kthehen nga vende të huaja (përfshirë pagesën dhe mbulimin e kostove për zhvendosjen).

Blog
Kontakte
Site Map
English