Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit
Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) përfshijnë programet dhe projektet që aplikohen në përputhje me fushat prioritare të miratuara nga Këshilli i Politikës Shkencore dhe Zhvillimit Teknologjik (KPSHZHT) për një periudhë të caktuar kohe (trevjeçare ose më shumë sipas interesave të vendit).
Programet Kombëtare implementohen nëpërmjet projekteve që realizojnë objektivat e programit, ku bashkëpunohet me një ose më shumë Institucione apo grupe specialistësh. Secili Program Kombëtar është pajisur me dokumenacionin përkatës të hartuar nga një grup ekspertësh të fushave përkatëse me tituj e grada shkencore.
Për periudhën 2010 - 2012 janë shtatë Programe Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit:
- Programi Kombëtar "Shkencat Sociale dhe Albanologjike"
- Programi Kombëtar "Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit (TIK)"
- Programi Kombëtar "Bujqësia (Veterinaria, Zooteknika), Ushqimi dhe Bioteknologjitë"
- Programi Kombëtar "Uji dhe Energjia"
- Programi Kombëtar "Biodiversiteti dhe Mjedisi"
- Programi Kombëtar "Shëndeti"
- Programi Kombëtar "Materialet"

Blog
Kontakte
Site Map
English