Programi i Infrastrukturës së Kërkimit


Programi i Infrastrukturës së Kërkimit ka si objektiv përmirësimin e pajisjeve dhe mjediseve të disponueshme në institutet e kërkimit publik dhe universitar, për të mundësuar zhvillimin e projekteve kërkimore sipas standardeve ndërkombëtare.

Ky program do të jetë i hapur për tenderim për të gjitha propozimet e paraqitura nga institutet individuale të kërkimit apo universitetet në tërësi.

Programi i infrastrukturës së kërkimit lidhet me:


  • Projektet e infrastrukturës që duhet të jenë pjesë e mësimdhënies së teknologjisë;
  • Përdorimin e standarteve bashkëkohore në infrastrukturë;
  • Stimulimin e arsimit të lartë inxhinierik duke krijuar një komunitet inxhinierik, shkencor dhe teknologjik shumë të dobishëm në transformimin ekonomik të vendit;
  • Stimulimin e zhvillimit të instituteve profesionale dhe politeknike;
  • Krijimin e universiteteve sipërmarrëse dhe instituteve teknike që fokusohen në inkubacionin e biznesit dhe zhvillimin e komunitetit, (zhvillimin e kërkimeve për industrinë, krijimin e filialeve dhe firmave, përfshirjen në projekte që gjenerojnë kapital; trajnimin e sipërmarrjes në kurrikula, fokusimin e universitetit në qendër të zhvillimit, kryerjen e kërkimeve nga studentët drejt firmave).

Struktura dhe Parimet e konsulencës në fushën e shkencën dhe teknologjisë do të funksionojnë si më poshtë:
  • Funksioni konsultativ duhet të ketë një mandat statutor juridik, që të sigurojë konsulencë për nivelet më të larta të qeverisë;
  • Të disponojë buxhet operues si dhe një buxhet për financimin e politikave;
  • Të ketë të drejtë përdorimi ndaj informacionit shkencor dhe teknik.