Instituti i Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar

DREJTORËT QË NGA KRIJIMI:

1971-1993 Prof. Kristian Bukuroshi
1993-1997 Prof. Dr. Gudar Beqiraj
1997-1999 Prof. Dr. Neki Frashëri
1999 e në vazhdim/ongoing- Prof. Dr. Gudar Beqiraj

THEMELIMI

Qëndra e Matematikës Llogaritëse u krijua në vitin 1971, pajisur me dy komjutera kinezë me tranzistorë dhe kompilatorë ALGOL60. Veprimtaria kryesore e kësaj Qendre Llogaritëse ishte zhvillimi dhe përdorimi i metodave matematike në fusha të ndryshme si gjeologji, inxhinjeri, statistikë, mjekësi, energjitikë etj. Disa nga aplikimet e rëndësishme gjatë viteve 1971-1984 ishin paketat e programeve(koleksioni i programeve) për përpunimin e të dhënave gjeologjike, llogaritjen e strukturave inxhinjerike, rregjistrimi i përgjithshëm i popullsisë etj.. Gjatë viteve 1980-1984 u zhvilluan aplikime të rëndësishme në BASIC për mikro-kompjutera si Commmodore. Më 1982 u krijua Katedra e Infor-matikës në Universitetin e Tiranës, dhe ekipi i Qendrës u përfshi në aktivitetin e kësaj Katedre.

Më 1984-1985 u realizua një projekt në Shqipëri, financuar nga UNDP dhe drejtuar nga UNESCO, për krijimin e rrjetit të parë kompjuterik në Tiranë. Në kuadrin e këtij projekti Qendra e Matematikës Llogaritëse u shndërrua në Institutin e Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar(INIMA). Ai ishte pajisur me dy kompjutera qëndrorë, tre minikompjutera dhe më shumë se 50 terminale të shpërndara në ministri, fakultete dhe institucione shkencore. Këta kompjutera u kompletuan me gjuhë programimi si FORTRAN, COBOL, PASCAL, sistemin e bazave të të dhënave IDS2, ambjentin e zhvillimit për përpunime transaksionale, programe për përpunime matematike, programim linear, zhvillim projektesh (PERT), statistikë, kontabilitet dhe administrim ndërmarrje etj.. U realizuan një numër projektesh pilot për zbatimin e metodave informatike dhe matematike në fusha si gjeologji, inxhinjeri, statitstikë, bujqësi, energjitikë. Zbatimi i teknologjisë së re u zhvillua kryesisht në sektorët teknikë duke përfshirë inxhinjerinë civile, gjeologjinë dhe të tjera. Nga INIMA u krye gjithashtu rregjistrimi i përgjithshëm i popullsisë.

Ndryshimet rrënjësore të viteve 1990-1991 pasuar nga rënia ekonomike dhe decentralizimi provokuan ndërprerjen e punës në rrejt, dhe aktualisht ai është braktisur. Nga 1993 INIMA filloi të rrisë aktivitetet e saj dhe të dalë nga kjo gjendje. Një rrjet lokal i ri Ethernet është instaluar, bazuar ne servera UNIX dhe më shumë se 20 PC. U krijuan klasa të reja trajnimi pajisur me rreth 30 PC. Aktualisht INIMA ka një ekip prej 20 punonjësish shkencorë. Softueri i ri përdoret dhe zhvillohet, duke përfshirë zbatime të arkitekturës client-server, programimin e orientuar me objekte, shërbime Interneti. Platformat softuer përdorur më shumë janë nga Microsoft, si MS-Office, Visual Basic, Visual C++, dhe MS-Windows.

Prej vitit 1974 INIMA i përket Akademisë së Shkencave. Objektivat e saj janë projektimi dhe vënia në përdorim i sistemeve të shfrytëzimit, rrjetave informatike dhe bazave të të dhënave, zhvillimi i aplikimeve kompjuterike dhe metodave matematike të aplikuara në fusha të ndryshme të aktivitetit njerëzor, kryesisht në ekonomi, inxhinjeri, mjekësi, bujqësi dhe blegtori etj.;trajnimi i kategorive të ndryshme të popullsisë rreth përdorimit të kompjuterit dhe softuerëve aplikativ të tyre; kryerja e shërbimeve si konsultim teknik, instalim dhe mirëmbajtje e sistemeve të shfrytëzimit etj..

FUSHAT E VEPRIMTARISË

Drejtimet kryesore të punës janë:

  • Zhvillimi i softuerëve aplikativ, duke përfshirë aplikime grafike dhe GIS,
  • Realizimi i projekteve të sistemit të shfrytëzimit të tilla si baza të dhënash, rrjeta të transmetimit të të dhënave, aplikime të shpërndara(decentralizuara) etj.,
  • Zbatimi i metodave matematike të tilla si analiza numerike dhe elementët e fundëm, optimizimi, statistikë matematike etj. Në fusha të vështira si gjeologji, gjeofizikë dhe sizmikë, analizë të strukturës statike dhe dinamike, planifikim i burimeve energjitike etj.,
  • Trajnim në shkencën kompjuterike dhe softuerët aplikativë.

Fushat kryesore të eksperiencës janë:
  • Sistemet e shftytëzimit si MS-Windows, Unix, dhe rrjeta të bazuar në TCP/IP, Lan-Manager, Novell-Netware.
  • Gjuhët si C++, PASCAL, FORTRAN, COBOL, SQL, HTML, PHP etj etj.
  • Projektimi i sistemeve informatike dhe rrjetave, zhvillim aplikimesh bazuar në baza të dhënash, tabela, përpunim imazhesh etj.
  • Zbatime të metodave statistikore dhe matematike dhe modelim.

VEPRIMTARITË MË TË RËNDËSISHME

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit INIMA ka marrë pjesë në disa projekte europiane dhe ndërkombëtare duke përfshirë projektin e planifikimit InfoDev Y2K për Shqipërinë në 1999. Projekte të tjera janë nga Programi Copernicus (projektet Etcetera, Hannibal, Essat+) kushtuar zhvillimit të shërbimeve të rrjetit për nxitjen e shkëmbimeve ndërkombëtare në sektorë të ndryshëm. Një project i veçantë është duke u ekzekutuar prej disa vitesh në bashkëpunim me firma informatike italiane për transferim të teknollogjisë e njohurive informatike dhe hapje të vendeve të punës ne Shqipëri.

Disa nga realizimet kryesore janë :
  • Zhvillim aplikimi për sistemin e bazës së të dhënave për Institutin e Sigurimeve, ekzekutim në ambjent rrjeti.
  • Zhvillim software-i për llogarinë (kontabilitet), i pajtueshëm (në përputhje) me legjslacionin e ri.
  • Zhvillim i aplikimit për sistemin e faturimit në Ndërmarjen e Telekomunikacionit në Tiranë, ekzekutuar në ambjent rrjeti.
  • Pjesëmarrje në projektet ETCETERA dhe HANNIBAL të programit COPERNICUS të CEC, në bashkëpunim me institucione nga Anglia, Italia, Bullgaria, Polonia, Rumania për krijimin e shërbimeve multimedia në Internet për të mbështetur shkëmbimet elektronike ndërmjet Europës Perëndimore dhe Lindore, krijimin e një serveri Web-i me një bazë të dhënash me faqe Web-i për informacion ekonomik dhe trajnim (formim).
  • Pjesëmarrje në projekte të tjera Europiane dhe rajonale si ESATT, Y-NET dhe BalkanNet, për shtrirjen e rrjetave ndërkombëtare dhe shërbimeve në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore.
  • Bashkëpunim me ndërrmarjen Italiane DS Graphic&Engineering për zhvillim aplikimesh GIS dhe CAD në kuadrin e projektit INID dhe krijimi i ekipit të specializuar në aplikime CAD.
  • Bashkëpunim me ndërrmarrjen Italiane CERED për transferim teknollogjie dhe njohurive teknike në Shqipëri. Në kuadër të këtij projekti u krijua një ekip i madh prej 900 operatorësh për futje të dhënash. Një project i ri është në përgatitje për krijimin e një ekipi programimi me rreth 100 vetë.
  • Bashkëpunim me ndërrmarjen Italiane SMS New Century për zhvillim aplikimesh në ambjent MS-Widows&Visual Basic.
  • Bashkëpunim me ndërrmarjen Italiane MAEL për zhvillim aplikimesh për lloto-sportin në Shqipëri.
  • Konceptim për projektin për riaktivizimin e rrjetit Metropolitan në Tiranë dhe lidhja e tij me Internetin. Bashkëpunim me organizata të ndryshme duke përfshirë PHARE, UNDP, SOROS, Qendrën e Biznesit Amerikan etj.
  • Zhvillimi i vazhdueshëm i publikimeve elektronike dhe përgatitja e dokumentacionit edukues.
  • Aktivitet trajnimi (formimi) i vazhdueshëm për mikrokompjutera dhe aplikime standart, kryesisht MS-Windows, MS-Office, Internet.
  • Shtrirje e rrjetit local për klasat e trajnimit dhe zhvillim i kurseve të trajnimit bazuar në rrjetat dhe shërbimet e Internetit.
  • Pjesëmarrje në projektin e planifikimit për problemin e Y2K të kompjuterave.
  • Përfshirje në krijimin e Rrjetit Akademik Shqiptar dhe iniciativat e UNESCO-s për zhvillimin e këtyre rrjetave në vendet e Europës Juglindore.
  • Projektim dhe vënie në përdorim të infrastrukturës së rrjetit local për disa institute të Akademisë së Shkencave (Programi Kombëtar për Shkencën dhe Zhvillimin).
  • Bashkëpunim për zhvillim të software-it industrial me ndërmarrjen Italiane Electronica.
  • Pjesëmarrje në projektin SEEREN për krijimin e lidhjes GEANT në vendet Ballkanike.

ORGANIZIMI

Gjithë punonjësit shkencorë të INIMA-s janë të organizuar në tre departamente:
  • Departamenti i Hardware-it, që punon për probleme hardware-i dhe shërbim mirëmbajtje për kompjuterat dhe sistemet e transmetimit të të dhënave, arkitekturën dhe protokollet e rrjetave kompjuterikë.
  • Departamenti i Software-it, që punon në projekte të ndryshme me interes për Shqipërinë në një organizim bazuar në ekipe.
  • Departamenti i Sistemeve dhe Rrjetave.

NUMRI I PUNONJËSVE

INIMA ka një ekip prej 20 punonjësish shkencorë. Në të bëjnë pjesë një akademik, tre profesorë, një profesor i asociuar, dhe është gati për mbrojtjen e doktoraturës një matematikane. Shumica e stafit në INIMA ka marrë trajnim jashtë shtetit dhe flet Frëngjisht, Anglisht dhe Italisht.

BOTIMET KRYESORE

Për sa i përket botimeve, INIMA ka botuar tekste të ndryshme për aplikimin e metodave matematike e informatike në fusha të ndryshme dhe libra për softet aplikative.

BASHKËPUNIMI ME SHKOLLËN E LARTË

Disa nga stafi i INIMA-s janë lektorë part-time në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Politeknik në lëndën e Informatikës.

ANËTARËSIMI

Në aspektet ndërkombëtare, INIMA është përfaqësuese (focal point) e Shqipërisë në IIP (Intergovernal Informatics Program) e UNESCO-s. INIMA ka qënë anëtare me të drejta të plota e IFIP. INIMA është përfshirë (angazhuar) gjithashtu në disa programe ndërkombëtare dhe të EC dhe kooperon me UNDP dhe UNESCO. Nga viti 1994 INIMA ishte përfaqësuese e Shqipërisë në EARN dhe nga viti 1995 përfaqësuese në organizatën e re TERENA. INIMA përfaqëson Shqipërinë edhe në CEENet. INIMA ka nënshkruar Protokollin e Bashkëpunimit me përfaqësues të tjerë Mesdhetarë të komunitetit shkencor dhe organizatave ekonomike në TECNORAMA’96, Bari, Itali si dhe Memorandumet e bashkëpunimit për zhvillimin e rrjetave akademike në Ballkan (2000) si dhe zhvillimin e aplikimeve GRID në Ballkan (2003).

Institutet e Tjera