Instituti i Ekonomisë

DREJTORËT QË NGA KRIJIMI:

2002 e në vazhdim- Prof.Dr.Lulzim Hana

THEMELIMI

Instituti i Ekonomisë (IE) u krijua nga një grup i mirënjohur kërkuesish shkencore dhe ekspertësh në muajin Mars të vitit 2002 në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), me drejtor Prof.Dr. Lulzim Hana. Qëllimi i krijimit te tij është studimi i ecurisë dhe i problemeve të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit, ndihmesa për organet vendimmarrëse dhe komunitetin e biznesit me analiza, oponenca dhe rekomandime për zhvillimin e stabilizuar e të balancuar të ekonomisë sipas ligjeve të tregut.

IE kryen studime dhe projekte në shumë fusha të ekonomisë si:

  • strategjia e zhvillimit të ekonomisë dhe prioritetet;
  • studime ekonomike dhe pasojat sociale;
  • privatizimi dhe marrëdhëniet ekonomike me jashtë;
  • analiza financiare dhe studime të fisibilitetit;
  • reforma ligjore dhe rregulloret përkatëse;
  • oponencë për studimet ekonomike dhe sociale, projektet dhe ligjet etj.;
  • asistencë teknike e trajnime;
  • organizimi i konferencave shkencore dhe i tryezave të punës për problemet kryesore të ekonomisë;
  • konsultime;
  • publikime etj.

Për të realizuar me sukses këtë veprimtari IE bashkëpunon me organizma ekonomike shtetërore dhe private në Shqipëri dhe jashtë.

Struktura e Institutit është fleksibël, në varësi të projekteve dhe punëve që do të kryejë. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, IE organizoi konferencën “Tiparet e tranzicionit dhe strategjia e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë”; tryezën e punës “Strategjitë degësore nga viti 1991 dhe domosdoshmëria e strategjive kombëtare afat-shkurtëra, afat-medhe afat-gjatë të zhvillimit”; në koperim me institute kombëtare e ndërkombëtare po kryen disa projekte; pjesmarrje me referate në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare; botimin e artikujve në revista shkencore etj. IE botoi librin:”Tiparet e tranzi-cionit dhe strategjia e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë”.

Institutet e Tjera