Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI)
Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) është një institucion publik, me statusin e personit juridik nën varësinë e Këshillit të Ministrave. AKTI është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe ka nisur punën në Mars 2010.
Krijimi i AKTI synon ndërtimin e një sistemi modern të shkencës, fuqizimin e kërkimit shkencor dhe teknologjik, si dhe integrimin e tyre në sistemin e arsimit të lartë.
AKTI lehtëson shkëmbimin e njohurive, veprimtarisë së përbashkët dhe partneritetit brenda dhe jashtë vendit, me qëllim forcimin e kërkimit në vend dhe rajon.
Vizioni i themelimit të AKTI është krijimi i një strukture koordinuese dhe udhëzuese që bashkëpunon me institucionet në fushën e shkencës dhe teknologjisë duke shërbyer zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, realizohet në përputhje me përparësitë kombëtare, zhvillimin e politikave shkencore dhe teknologjike dhe menaxhimin e Kërkimit dhe Zhvillimit të institucioneve të linjës.
Financimi
AKTI është institucion buxhetor dhe financohet nga:
- Buxheti i Shtetit - Në formën e një granti, zëri "Fondi për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin(FSHTI)", akordohet sipas nënzërave të mëposhtëm:
- Mjete financiare nga:
-
- Fondi për programet kombëtare të kërkimit dhe të zhvillimit;
- - Fondi për infrastrukturën e kërkimit;
- - Fondi për qendrat e ekselencës në kërkim;
- - Fondi për transferimin e teknologjisë dhe inovacionin;
- - Fondi për kërkuesit e rinj;
- - Fondi për programin Brain Gain.
- - Palë të treta, të destinuara për SHTI-në;
- - Programet dhe projektet e BE-së, të shteteve të veçanta dhe të organizatave partnere;
- - Donacione të subjekteve fizike dhe juridike, të vendit dhe të huaja;
- - Sektori privat, vendas dhe i huaj.

Blog
Kontakte
Site Map
English