Workshop - AKTI, TURBO, TUBITAK

20 Dhjetor 2010 - AKTI së bashku me Organizatave Turke për Kërkim dhe Biznes (TURBO) dhe Këshillin Turk për Shkencë dhe Teknologji (TUBITAK) organizuan workshopin "Strategjitë e Zhvillimit të Kapaciteteve Njerëzore në Shkencë dhe Teknologji dhe Aksionet Marie Curie".

Pjesa e parë e aktiviteti u organizua me pjesëmarrjen e Pikave Kombëtare të Kontaktit ndërsa pjesa e dytë me përfaqësues të dekanateve të universiteteve në vend. Nëpërmjet këtij aktiviteti u përcoll eksperienca e Turqisë mbi zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit të Kapaciteteve Njerëzore në Shkencë dhe Teknologji si dhe u diskutua mbi praktikat dhe arritjet në Programin Kuadër 7 dhe Aksionet Marie Currie.