Trajnim - Shëndetësia dhe Kërkimi Shkencor

13-14 Korrik 2011 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit me iniciativën e Prof. Jera Kruja, Pikë Kombëtare Kontakti për Shëndetsinë në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Agjencinë Promocionale të Kërkimit Evropian në Itali APRE, organizoi në Tiranë, dy seanca trajnimi me qëllim mbështetjen dhe nxitjen e kërkuesve të fushës së shëndetësisë për të aplikuar në Programin e Shtatë Kuadër të Bashkimit Europian (FP7).

Eksperti i ftuar, Z. Nicola Bergonzi, Pikë Kombëtare Kontakti për Shëndetësinë në Itali, gjatë prezantimeve të tij ndau me kërkuesit shqiptarë eksperincat e suksesshme të projekt-propozimeve në fushën e Shëndetësisë. Në këtë aktivitet morrën pjesë rreth 25 kërkues.