Trajnim - Për mbështetjen e aplikuesve potencialë në përgatitjen e projekt propozimeve të Programit FP7

19 - 20 Prill 2011 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Zyrën Austriake të Koordinimit në Shkencë dhe Kërkim (ASO), organizoi dy seanca trajnimi në Tiranë me qëllim mbështetjen e aplikuesve potencialë në përgatitjen e projekt propozimeve të Programit FP7, me pjesëmarrjen e Ekspertit të mirënjohur në nivel ndërkombëtar, Z. Sean McCarthy.

  • Më 19 Prill u organizua trajnimi një ditor "Si të shkruajmë një Propozim Konkurrues në Programin Kuadër 7" duke mbuluar të gjitha aspektet e aplikimit në programin FP7, duke maksimizuar përfitimin nga ndarja në grupe të vogla pune.
  • Më 20 Prill u organizua aktiviteti gjysmë ditor "Si të marrim pjesë në FP7 në mënyrë konkurruese", duke iu drejtuar audiencës që dëshiron të njihet me strukturën e FP7 si dhe rregullat e procedurat bazë të aplikimit.

Këto dy kurse trajnimi sollën së bashku përfaqësues të kërkimit shkencor nga universitete publike dhe private, shoqëria civile, institutet publike të kërkimit si dhe organizatat e biznesit në Shqipëri.