Seancë Informative për Kërkimin

27 Maj 2011 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri organizoi një Seancë Informative për Kërkimin, pranë Hotel Tirana International.

Aktiviteti synoi informimin mbi dy skema të Programit Kuadër, specifikisht skemën financuese të "Qendrës Evropiane të Kërkimit" pjesë e nën-programit "IDETË" dhe "Marie Curie", pjesë e nën-programit "NJERËZ".

Prezantimet kryesore gjatë kësaj seance u mbajtën nga dy zyrtarë të Komisionit Evropian në Bruksel, përkatësisht z. Thierry Jacquin (PhD) Skema Marie Curie pranë Agjencisë Ekzekutive të Kërkimit dhe z.Jens Hemmelskamp, përfaqësues i Qendrës Evropiane të Kërkimit.