Konferencë Ditë Informative COST


22 Nëntor 2010 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizoi konferencën "Ditë Informative mbi Programin COST (Bashkëpunimi Evropian për Shkencë dhe Teknologji)" .

Gjatë konferencës, ekspertë nga Zyra Qendrore COST prezantuan Programin COST, përfshirjen e komunitetit shkencor shqiptar në aksionet COST bazuar në strategjinë për vendet jo-COST, si dhe përfitimet që sjell pjesëmarrja në këto aksione. Studiues shqiptarë, pjesëmarrës në aksionet COST, ndanë eksperiencën e përfshirjes së tyre në program.