Ditë Informative - Pjesëmarrja në Programin Europian për Shkencë e Teknologji – COST

21 - 24 Shkurt 2011 - Gjatë këtyre ditëve në Mikroqendrën e Trajnimeve të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit janë zhvilluar në dy orare 10.00 dhe 13.00, Ditë Informative mbi "Pjesëmarrjen në Programin Europian për Shkencë e Teknologji – COST".

Të ftuar në këto Ditë Informative kanë qenë:

  • Fituesit e Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (53 fitues);
  • Fituesit e Programit të Bashkëpunimit Shkencor e Teknologjik me Republikën e Sllovenisë (10 fitues).

Në këto Ditë Informative, pjesëmarrësve u është dhënë informacion mbi:
  • Programin COST;
  • Pjesëmarrjen në Aksione, rruga e aplikimit;
  • Njohja me Websit-in zyrtar të COST (lidhje direkte);
  • Shqyrtimi i Aksioneve të Hapura në COST.

Në këto katër ditë, kanë marrë pjesë 40 Kërkues, shumica e të cilëve nuk kanë qenë të njohur me këtë program dhe janë shprehur të interesuar për Programin. Agjencia shpreson se pas këtyre Ditëve Informative numri i Kërkuesve që do të aplikojnë në Programin COST do të rritet.