Delegacion - Projekti Life-Watch


18 - 19 Nëntor 2010 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit priti një delegacion nga projektit Life-Watch , i cili është një Infrastrukturë Elektronike Shkencore për eksplorimin e sistemit të Biodiversitetit. Ky delegacion u përfaqësua nga Z. Jacco Konijn, zyra koordinuese e projektit në Universitetin e Amsterdamit dhe Z. Alberto Basset , përfaqësuesi i Italisë në projektin Life-Watch.

Në këtë kudër AKTI organizoi një seri takimesh me përfaqësues nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Akademia e Shkencave dhe specialistë të Ministrisë së Financave. Gjatë takimeve u prezantua projekti Life-Watch dhe u identifikuan mundësitë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë Inftrastrukurë Elektronike të Kërkimit.