Aktivitete
Delegacion - Programi EUREKA
13 - 14 Dhjetor 2010 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit priti delegacionin e Programit EUREKA, i cili përbëhej nga Z. Luuk Borg, Drejtor i Sekretariatit EUREKA si dhe Z. Halada Svatopluk Koordinator për Ballkanin pranë EUREKA.
Delegacioni EUREKA pati një sërë takimesh me autoritete të shkencës dhe biznesit Shqiptar, si Z.Gudar Beqiraj, Kryetar i Akademisë së Shkencave, Z. Salvator Bushati, Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave, Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustria, Z.Ilir Zhilla, Kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, dhe Z. Myqerem Tafaj, Minister i Arsimit dhe Shkencës. Në këto takime u diskutua mbi mundësitë e përfshirjes së Shqipërisë në këtë Program.
Përfaqësuesit e EUREKA organizuan gjithashtu një seancë informative për prezantimin e Programit me përfaqësues të bizneseve dhe universitete Shqiptare.

Blog
Kontakte
Site Map
English