Mirë Se Erdhët
Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI)
Kjo Agjenci është krijuar si një institucion juridik publik në varësi të Këshillit të Ministrave. Misioni i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit është të vlerësojë, të financojë, të monitorojë dhe të administrojë programet dhe projektet në fushën e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Shqipëri. AKTI lehtëson shkëmbimin e njohurive, veprimtarisë së përbashkët dhe partneritetit brenda dhe jashtë vendit, me qëllim forcimin e kërkimit në vend dhe rajon.
Për më tepër...
Të Reja
Trajnim - Shëndetësia dhe Kërkimi Shkencor
13-14 Korrik 2011 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit me iniciativën e Prof. Jera Kruja, Pikë Kombëtare Kontakti për Shëndetsinë në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Agjencinë Promocionale të Kërkimit Evropian në Itali APRE, organizoi në Tiranë, dy seanca trajnimi me qëllim mbështetjen dhe nxitjen e kërkuesve të fushës së shëndetësisë për të aplikuar në Programin e Shtatë Kuadër të Bashkimit Europian (FP7).
Për më tepër...
Seancë Informative për Kërkimin
27 Maj 2011 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri organizoi një Seancë Informative për Kërkimin, pranë Hotel Tirana International.
Për më tepër...
Trajnim - Për mbështetjen e aplikuesve potencialë në përgatitjen e projekt propozimeve të Programit FP7
19 - 20 Prill 2011 - AKTI në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Zyrën Austriake të Koordinimit në Shkencë dhe Kërkim (ASO), organizoi dy seanca trajnimi me qëllim mbështetjen e aplikuesve potencialë në përgatitjen e projekt propozimeve të Programit FP7, me pjesëmarrjen e Ekspertit të mirënjohur në nivel ndërkombëtar, Z. Sean McCarthy.
Për më tepër...
Ditë Informative - Pjesëmarrja në Programin Europian për Shkencë e Teknologji – COST
21 - 24 Shkurt 2011 - Në Mikroqendrën e Trajnimeve të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit janë zhvilluar Ditë Informative mbi "Pjesëmarrjen në Programin Europian për Shkencë e Teknologji – COST".
Për më tepër...
Workshop - AKTI, TURBO, TUBITAK
20 Dhjetor 2010 - AKTI së bashku me Organizatave Turke për Kërkim dhe Biznes (TURBO) dhe Këshillin Turk për Shkencë dhe Teknologji (TUBITAK) organizuan workshopin "Strategjitë e Zhvillimit të Kapaciteteve Njerëzore në Shkencë dhe Teknologji dhe Aksionet Marie Curie"
Për më tepër...
Delegacion - Programi EUREKA
13 - 14 Dhjetor 2010 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit priti delegacionin e Programit EUREKA, i cili përbëhej nga Z. Luuk Borg, Drejtor i Sekretariatit EUREKA si dhe Z. Halada Svatopluk Koordinator për Ballkanin pranë EUREKA.
Për më tepër...
Konferencë - Ditë Informative - COST
22 Nëntor 2010 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizoi konferencën "Ditë Informative mbi Programin COST (Bashkëpunimi Evropian për Shkencë dhe Teknologji)" .
Për më tepër...
Delegacion - Projekti Life-Watch
18 - 19 Nëntor 2010 - Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit priti një delegacion nga projektit Life-Watch , i cili është një Infrastrukturë Elektronike Shkencore për eksplorimin e sistemit të Biodiversitetit.
Për më tepër...
Tryezë e Rrumbullakët - Bujqësia
15 Nëntor 2010 - Qendra e Trajnimit, AKTI organizoi Tryezën e Rrumbullakët "Bujqësia në Programin Kuadër 7". Në këtë takim ishin të ftuar ekspertë pjesëmarrës në Projektet FP7 në fushën e Bujqësisë.
Për më tepër...
Njoftime
Programe
FP7 - një urë lidhëse midis kërkuesve shkencorë europian, për të nxitur rritjen ekonomike, konkurueshmërinë dhe punësimin në Europë.
EUREKA - është më shumë se sa një organizatë, është një ambicje e përbashkët për tu bërë platforma lider në projektet K&Zh (Kërkim dhe Zhvillim) në Europë.
COST - është një program kornizë ndërqeveritar për bashkëpunimin europian në shkencë dhe teknologji, duke mundësuar koordinimin e fondeve kombëtare të kërkimit në nivel Europian.

Blog
Kontakte
Site Map
English
















